Sot në Fakultetin e Biologjisë, Mjekësisë dhe Shëndetit në Universitetin e Mançesterit, Sara Shaqiri mori titullin magjistre e shkencave në fushën e Gjenetikës, duke u vlerësuar me nderime (Honours) dhe duke u rënditur në klasën e parë (First Class), gjë që është një nga vlerësimet më prestigjioze në sistemin universitar britanik.
Dhe sikur kjo krenari të mos mjaftonte, Sarës i ndahet çmimi për arritje të jashtëzakonshme 2026 si studentja më e mirë e programit të Gjenetikës, që i jepet studentit me performancën më të lartë në programin e studimit.
Sara vazhdons studimet e doktoraturës e financuar nga Medical Research Council (MRC) përmes programit Doctoral Training Partnership (DTP) dhe fondacioni North Cancer Research.
