Pas protestës së mbajtur në Tetovë kundër rikthimit të emrave të vjetër të rrugëve, BDI reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se shqiptarët e kanë dhënë prej kohësh përgjigjen ndaj figurës së Josip Broz Titos. Nga partia vlerësojnë se përpjekjet për rikthimin e simboleve të së kaluarës janë të destinuara të dështojnë dhe se Tetova ecën përpara me identitetin, dinjitetin dhe historinë e saj, e jo me, siç thonë ata, “hijet e së kaluarës”.
Reagimi i plotë i BDI-së:
Shqiptarët ia kanë dhënë prej kohësh përgjigjen Josip Broz Titos.
Historia nuk kthehet prapa. Përpjekjet për të rikthyer reliktet e një kohe të errët janë të destinuara të dështojnë.
Pinjollët e atij sistemi, sado nostalgji të kenë, nuk do të arrijnë t’ua imponojnë shqiptarëve simbolet që ata i kanë refuzuar me kohë.
Tetova dhe shqiptarët ecin përpara, me identitetin, dinjitetin dhe historinë e tyre, jo me hijet e së kaluarës.


