ZYRTARE: Egzon Belica firmos me FC Struga Trim Lum

Screenshot

FC Struga Trim Lum ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Egzon Belica, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës për sezonin e ri.

Belica vjen nga radhët e Rabotniçkit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka ndërtuar një eksperiencë të pasur në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, duke qenë një emër i njohur në repartin defensiv.

Me cilësitë, eksperiencën dhe lidershipin e tij në mbrojtje, Belica pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e FC Struga Trim Lum në objektivat e sezonit të ri.