Landrit Rama është futbollisti më i ri i Struga Trim Lum

Landrit Rama luan si qendërmbrojtës, ndërsa te skuadra jonë vjen nga rradhët e KF Llapit…7…

Landrit Rama është futbollisti më i ri i Struga Trim Lum. Mbrojtësi 29-vjeçar, me gjatësi 194 cm, pritet të sjellë freski në vijën e fundit të mbrojtjes, por njëkohësisht edhe siguri, kjo falë përvojës dhe ndeshjeve të zhvilluara zyrtare me ekipet kosovare për gjatë përiudhës 11-vjeçare.

Landrit Rama me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti i bashkohet skuadrës tonë si agjent i lirë nga rradhët e KF Llapit.

Landrit Rama ka lindur me 23 prill të vitit 1997 në Zvicër, ndërsa karrierën e tij profesionale e ka zhvilluar në përgjithësi në Kosovë, aty ku për herë të parë verën e vitit 2015-të kishte luajtur me Vëllaznimin e Gjakovës.

Rama në vazhdimësi rritej profesionalisht, ndërsa njëkohësisht ai kishte provuar veten edhe me skuadra tjera, si Istogu, KF 2 Korriku, FC Besa Pejë, Flamurtari Prishtinë, FC Vushtrria, nga e cila skuadër janarin e vitit 2024 ishte transferuar te KF Llapi.

Tashmë i njëjti i është bashkuar skuadrës tonë, duke provuar veten për herë të parë në Maqedoni.

Të gjithë nga Struga Trim Lum i urojnë mirëseardhje Landritit, me shpresë se së bashku do të ju gëzohemi edhe fitoreve, por edhe trofeve, që pritet të jenë pjesë e koleksionit të klubit tonë.