Nesër pritet dita më e nxehtë e vitit në Maqedoni, temperaturat deri në 40 gradë

Maqedonia e Veriut pritet të përballet nesër me ditën më të nxehtë të këtij viti, ndërsa temperaturat në disa rajone do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius raporton Tetovasot.

Sipas parashikimeve meteorologjike, nga dita e martë pritet një ndryshim gradual i kushteve të motit, i shoqëruar me ulje të temperaturave.

Edhe pse autoritetet nuk kanë shpallur masa zyrtare për shkak të valës së të nxehtit, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj personave të moshuar dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike.