Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Rebalanci i buxhetit nuk është dëshmi stabiliteti, por pranim i krizës. Kur Qeveria detyrohet të mbulojë deficitin dhe borxhet me huamarrje të re, qytetarët e kuptojnë qartë se pas fjalëve për zhvillim fshihet një arkë e zbrazur dhe një ekonomi pa frymë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike për këtë gjendje. VLEN nuk mund të heshtë kur çmimet rriten, pagat mbeten pas, investimet shtyhen dhe borxhi u lihet në shpinë qytetarëve. Propaganda nuk e mbush buxhetin, nuk e ul çmimin e bukës dhe nuk e sjell mirëqenien që ua premtuan shqiptarëve.