Protestuesit në Shqipëri nuk do të heqin dorë nga revolta e tyre pothuajse njëmujore. Ata shpalosën kërkesat kryesore, për një sërë reformash, por dominon këmbëngulja për largimin e Edi Ramës.
Protestat në Shqipëri hynë në ditën e 24-të. Protestuesit kërkojnë qeveri teknike jopartiake me mandat 1 vjeçar, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndryshime kushtetuese, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për zonat e mbrojtura dhe përpilimin e një kontrate sociale mes qytetarëve dhe shtetit.
“Një, dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë. Dy, krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake me mandat 12 mujor. Tre, ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit si dhe miratimin e saj me referendum popullor”, deklaroi Dritan Goxhaj, Protestues.
Kryeministri Rama vazhdon të shpërfillë protestuesit dhe kërkesat e tyre duke thënë se fituesit e vetëm të kësaj proteste do të jenë Partia Socialiste dhe Qeveria. Ai madje shkoj edhe më larg duke u marrë personalisht me Goxhajn, i cili i lexoi kërkesat e protestuesve. Rama ka publikuar një shkresë të shtabit të UÇK-së në të cilën pretendohet se Goxhaj nuk kishte dashur të bëhet pjesë e UÇK-së.
“Nuk më ka marrë koka erë të vij në luftën e Kosovës”, Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhajn – Politikë
Rama në një intervistë për “Financial Times” ka thënë se protestat s’janë për flamengot por ushqehen nga urrejtja kundër presidentit amerikan Donald Tramp.
“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt për shkak të Trampit. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner askujt nuk do t’i interesonte as flamingot, as Shqipëria. Investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash. Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë”, tha Edi Rama, Kryeminister i Shqipërisë.
· Protesta, jo kundër flamengove por kundër Trampit
· Investitorët nuk janë kriminelë
Protestat në Shqipëri filluan si pasojë e investimeve të planifikuara për të ndërtuar resort turistik në Zvërnec të Shqipërisë. Qytetarët kundërshtojnë duke theksuar se rrezikohet dëmtimi i zonës me vlera të larta./Alsat.mk.
