Struga ndahet me golashënuesin Bassirou Compaore

👉 Struga ndahet me golashënuesin Bassirou Compaore

📰 Struga Trim Lum ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin nga Burkina Faso, Bassirou Compaore, pas skadimit të kontratës. Futbollisti largohet nga skuadra strugane pas afro tre vitesh dhe më shumë se 80 ndeshjeve me fanellën kuqebardhë, duke lënë gjurmë sidomos në sezonin e kaluar, kur ishte golashënuesi më i mirë i ekipit. ⚽🔴⚪️