Këshilli Komunal i Strugës nuk e ka miratuar propozimin e kryetarit të komunës, Mendi Qyra, lidhur me ndalimin e parkimit dhe dhënien me qira të pedalinave në Liqenin e Ohrit

Këshilli Komunal i Strugës nuk e ka miratuar propozimin e kryetarit të komunës, Mendi Qyra, lidhur me ndalimin e parkimit dhe dhënien me qira të pedalinave në Liqenin e Ohrit.

Sipas propozimit, ishte paraparë që të ndalohej përdorimi dhe shfrytëzimi i pedalinave përgjatë gjithë vijës bregliqenore në territorin e Komunës së Strugës, nga Radozhda deri në Sateskë, me afat deri më 31 tetor 2026.

Megjithatë, ky propozim nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshill. Vetëm disa këshilltarë votuan pro, ndërsa shumica nuk e përkrahu, duke bërë që vendimi të mos kalojë.

Në propozim ishte përfshirë edhe angazhimi i Sektorit për Punë Inspektuese dhe institucioneve kompetente për zbatimin e ndalimit në terren, por kjo pjesë mbeti pa u realizuar për shkak të mosmiratimit të vendimit.