🕊️ TRAGJEDI NË STRUGË | Gjendet pa shenja jete 21 vjeçari nga fshati Oktis
🌊 Një ngjarje e rëndë ka tronditur Strugën këtë të hënë, pasi një i ri është gjetur pa shenja jete në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë “Plazhit të Meshkujve”.
📍 Sipas informacioneve nga SPB Strugë, rasti është raportuar më 15 qershor 2026. Trupi i pajetë i një mashkulli është vërejtur në bregun e Strugës dhe menjëherë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.
🏥 Mjekët kanë konstatuar vdekjen, ndërsa sipas autoriteteve bëhet fjalë për S.S. (21) nga fshati Oktis i Strugës.
ℹ️ Nga të dhënat e para nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
🕯️ Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.
