Bankat në Maqedoni zhvatin miliona nga qytetarët! Brenda 3 muajve fituan mbi 17.4 milionë euro vetëm nga provizionet!

Sipas një analize të portalit “Faktor“ bazuar në bilancet e suksesit për tre muajt e parë të vitit 2026, katër bankat kryesore në vend që kuotohen në bursë kanë arkëtuar fitime të mëdha neto nga provizionet dhe qarkullimi i pagesave: NLB Banka kryeson me 6,725,447 euro (rritje për 0.7 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar), e ndjekur nga Banka Komerciale (Komercijalna) me 6,257,715 euro (rritje për 0.81 milionë euro) dhe Stopanska Banka me 3,605,139 euro (rritje për 0.423 milionë euro), përcjell INA.

E vetmja që ka shënuar rënie të lehtë prej rreth 100 mijë eurosh është UNI Banka, e cila ka realizuar një fitim neto prej 835,856 euro nga ky segment.

Ky trend i rritjes së fitimeve dhe i marzheve të profitit (i cili mesatarisht te të katër bankat arrin në 56.2% të të ardhurave) vjen si rezultat i rritjes së qarkullimit por edhe i uljes së shpenzimeve operative të vetë bankave. Gjatë vitit 2025, Banka Popullore vendosi një model të ri tarifimi për procesimin e pagesave përmes sistemit MIPS, ndërsa anëtarësimi i vendit në SEPA uli kostot për pagesat në euro. Këto tarifa mbeten burimi i dytë më i madh i të ardhurave për bankat, menjëherë pas kamatave të kredisë, ndërsa Ministria e Financave ka bërë të ditur se shteti nuk planifikon kufizimin e tyre pasi ky segment nuk rregullohet me ligj.(INA)