Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e zjarreve gjatë këtij sezoni. Sipas tij, të tre avionët për shuarjen e zjarreve janë servisuar në kohë, ndërsa janë rregulluar edhe mjetet ushtarake që janë përshtatur për intervenime në raste zjarresh.
Gjithashtu nga 1 korriku do të vendoset ndalim i lëvizjes në pyje pa leje përkatëse.
“Qeveria ka miratuar një vendim për ndalimin e lëvizjes në pyje nga 1 korriku. Komunat kanë marrë udhëzime përmes BNjVL-së, që të kontrollohen të gjitha subjektet kolektive, deponitë dhe vendet e tjera potencialisht të rrezikshme nëse i plotësojnë kushtet e nëse jo, të sanksionohen menjëherë. Si Qeveri i kemi ndërmarrë të gjitha masat, por fakt është se sezoni është i tillë siç është…”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski theksoi se institucionet janë të organizuara dhe në koordinim me komunat për kontrollin e zonave me rrezik. Autoritetet apelojnë deri te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në natyrë, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë që mund të paraqesë rrezik për pyjet dhe mjedisin.
