Qeveria synon të bëhet neto-eksportuese e energjisë deri në fund të vitit

Mendoj se do ta arrijmë këtë. Është pozitive që kompania shtetërore ESM po konsolidohet dhe në tremujorin e parë, ose për të qenë më i saktë, pres që në gjysmën e parë të vitit të kemi për herë të parë rezultate pozitive. Nga ato 150 milionë euro humbje që i trashëguam, parashikimi im është fitim mes gjashtë-shtatë milionë eurove, do të shohim. Rezervuarët janë konsoliduar, e dini, në prill ose qershor të vitit 2024 ishim në rreth shtatë për qind, sot rezervuarët janë në 80 për qind të mbushur. Sezoni i ujitjes për bujqit është në zhvillim dhe nuk ka absolutisht asnjë kufizim. Dy vite po luftojmë me problemet e akumuluara nga e kaluara, por kjo është detyra jonë si qeveri t’i zgjidhim problemet aty ku mundemi, më shpejt ose më ngadalë, dhe normalisht ta zhvillojmë Maqedoninë,” deklaroi Mickoski.

Qëllimi i Qeverisë, siç theksoi ai, është që për herë të parë në fund të vitit vendi të jetë neto-eksportues i energjisë elektrike.