VLERAT E CIVILIZIMIT TË BRISHTË!

Screenshot

VLERAT E CIVILIZIMIT TË BRISHTË!
Civilizimi çdo herë ngjall asociacione për nivelin e lartë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, me një organizimin të planifikuar, urbanizimin, zhvillim teknologjik,kapital të madh, inteligjencë artificiale dhe arritjet shkencore të paimagjinueshme…

  • Sa më shumë që bota civilizohet, aq më shumë njerëzit individualizohen në aspektin etnik dhe fetar. Në botën moderne të civilizuar njerëzit janë fort të lidhur virtualisht,por shumë të larguar realisht.
    -Me ndryshimet globale bota e civilizuar nuk i siguroj njerëzimit mbrojtjen e paqës dhe drejtësin, si mundësi për zhvillim e balansuar në harmoni të plotë me mirëqenien shpirtërore !
    -Të civilizuar sot janë ato që turpërohen nga modestia,turpërohen prej veturës të vjetruar,prej dasmave modeste, nga veshjet pa markë.
    -Turpërohen të deklarohen si besimtar. –Turpërohen nga pamja e tyre nëse nuk kanë edhe një ndërhyrje të vogël nga kirurigjia estetike.
    -Të civilizuar janë ato që afirmohen me stuhin e aferave të ndryshme, krimin kibernetik, vjedhjen e identiteteve, mashtrime online, varësia “patologjike” nga rrjetet sociale.
    -Të civilizuar janë ata që bëjnë pastrime të dhunshme etnike dhe gjenocid, dhe ato që me qetësi e tolerojnë totalitarizmin dhe kolapsin ekologjik.

-Dikur, shoqëritë ishin primitive, por njerëzit vepronin si të civilizuar pa e ditur kuptimin e fjalës.
-Atëherë nuk kishte burgje hermetike, dhe banda kriminele. Nuk kishte parti politike dhe politikan, por kishte moral dhe drejtësi. Nuk kishte dallime të mëdha sociale,ushqim me pesticide,mjeksi të zhvilluar, por kishin bio-ushqim dhe shëndet.
-Nuk kishin kamera në çdo qoshe, shtëpit nuk kishin brava me çelsa speciale për të mbrojtur nga hajdutët, nuk kishin armë shkatëruese. Nuk kishin sepse ishin të sigurt! Njerëzit ishin pacifist me shpirt bujar!
-Jeta zhvilloheshte pa furiozitet, të lumtur, në harmoni me ligjet e natyrës! -Gjërat që i kishin me tepricë i ndanin me të tjerët, kurse sot ato që kanë tepër, dëshirojnë të kenë edhe më tepër.

  • Civilizimi siç e kemi njohur më parë thjesht më nuk ekziston!

Muhamet Borova