Në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është raportuar një ndërprerje e sistemit, e cila ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për qytetarët që po tentojnë të kalojnë kufirin.
Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një numër i madh automjetesh të bllokuara në kolonë. Sipas tyre, qytetarët po presin mbi dy orë për shkak të mosfunksionimit të sistemit në palën maqedonase.
“Jemi duke pritur tash e më shumë se dy orë. Sistemi ka rënë dhe nuk po lëviz asgjë”, ka deklaruar një qytetar.
Si pasojë e këtij problemi teknik janë krijuar kolona të gjata automjetesh, duke shkaktuar vonesa dhe pritje të gjata për udhëtarët.
Deri në këtë moment nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me arsyet e defektit apo kohën e rikthimit të funksionimit normal të sistemit.
