Fillkov i quan protestat e studentëve të dhunshme: Maqedonishtja s’është pengesë, por obligim

Një ditë pasi mijëra studentë protestuan para objektit të Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ministri Igor Fillkov nëpërmjet një komunikate thekson se protesta ishte e dhunshme, ndërsa porosit studentët që gjuha maqedonase nuk është pengesë, por obligim.

“E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të argumentuar institucional, por nuk do të lejojë devalvim të sistemit juridik, as varrosje të rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional. Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”. – Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.

  • Mbetemi të hapur për zgjidhje institucionale
  • Maqedonisht nuk është pengesë, por obligim

Fillkov i cili vazhdimisht ka refuzuar kërkesat e studentëve, thekson që është e patolerueshme që çështja e provimit të jurisprudencës të shfrytëzohet për pikë politike dhe krijim të tensioneve ndëretnike. /Alsat.mk