Trump pezullon sulmin ndaj Iranit

FILE - Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks at a campaign rally, Saturday, July 27, 2024, in St. Cloud, Minn. (AP Photo/Alex Brandon, File)

Presidenti amerikan Donald Tramp, tha se ka pezulluar një sulm të planifikuar ajror ndaj Iranit për të lejuar zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Teherani dorëzoi një propozim të ri për paqe përmes Pakistanit. Sipas zv.ministrit të Jashtëm iranian, propozimi parashikon: heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit; zhbllokimin e fondeve të ngrira iraniane; përfundimin e bllokadës detare ndaj Iranit; ndërmjetësim të përshpejtuar nga Pakistani, ndalimin e luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin; tërheqjen e forcave amerikane nga zonat pranë Iranit; kompensim për dëmet e shkaktuara nga lufta.  Tramp shkroi në rrjetet sociale se i ka thënë ushtrisë që nuk do të realizojnë sulmin e planifikuar për sot ndaj Iranit, por se ka dhënë instruksione të reja që të përgatiten për një sulm të plotë në shkallë të gjerë ndaj Iranit, në çdo moment, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme”. Duke folur për gazetarët disa orë pasi njoftoi për shtyrjen e sulmit ushtarak të planifikuar për sot, Tramp tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të kënaqura vetëm nëse arrihet një marrëveshje me Iranin që parandalon Teheranin që të ketë armë bërthamore./Alsat.mk.