Pjesëtarë të policisë marshuan rrugëve të Kumanovës në përkujtim të kolegëve të tyre të vrarë në lagjen e trimave më 9 maj 2015. Gjatë marshimit nëpër rrugët kryesore ata janë dëgjuar duke brohoritur se “do të luftojnë për Maqedoninë”.
Nga MPB thonë se organizator i maratonës është klubi atletik “Aerodrom” dhe kanë marrë pjesë 35 pjesëtarë të njësive të ndryshme policore.
Zv.ministri i brendshëm i policisë Astrit Iseni në një linjë telefonike për Alsat tha se bëhet fjalë për maratonë dhe se nuk ka pasur asnjë ofendim ndaj shqiptarëve.
“Siç më informoi kryeshefi i SPB Kumanovë, bëhet fjalë për maratonë të organizuar nga policë të ndryshëm. Maratona ka filluar nga Idrizova duke arritur në Kumanovë. Sipas asaj që pashë dhe informacioneve që posedoj, nuk është regjistruar asnjë incident dhe asnjë ofendim ndaj shqiptarëve. Po të kishte, do të reagoja”, deklaroi – Astrit Iseni – Zv.ministër i brendshëm.
– Bëhet fjalë për maratonë
– Maratona, nga Idrizova deri në Kumanovë
– Nuk është regjistruar ndonjë incident
Maratona është realizuar nga Idrizova nëpërmjet fshatit Rramali deri në Stacionin policor. Maratona të tilla janë organizuar edhe në të kaluarën. Policët defiluan në shoqërim të makinave policore./Alsat.mk.
