“Kam qenë e do të jem krah shqiptarëve në Maqedoni, kam qenë e do të jem krah të rinjve në betejat e tyre të drejta! Të kërkosh gjuhën shqipe në provime është një e drejtë që askush nuk mundet t’ua mohojë shqiptarëve autoktonë në ato troje! Të gjithë duhet të bashkohen, të gjithë shqiptarët e drejtë, të vërtetë e të ndershëm, shqiptarët që shqiptarinë e kanë zemër e shpirt…. Të gjithë përveç politikanëve! Ata duhet të qëndrojnë larg, sepse nëse këto të drejta do të ishin zgjidhur, do ishin marrë, sot nuk do të ishim në këtë pikë! Lërini shqiptarët e vërtetë të bashkohen pa parti, sepse shqiptaria është më e madhe se çdo parti! Keni pasur kohë mjaftueshëm të punoni për shqiptarët dhe nuk e keni bërë! Lërini ta tundin urën e gurit me zemrën e shpirtin e pastër, lërini të valvisin flamurin shqiptar siç j’ua do zemra e shpirt!” ka shkruar Marin Mema.
