Përplasje e ashpër LSDM-VMRO: Akuza për izolim të vendit, tradhti dhe keqpërdorim të parave publike

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe përsëriti akuzat ndaj qeverisë. Sipas tij kryeministri Mickoski qëllimin bllokon integrimin evropian në mënyrë që të vazhdojë keqpërdorimin e parave publike. Filipçe tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk cenon interesat shtetërore, por, krimi dhe korrupsioni.

“Mickoski dhe grupi i tij po e bllokojnë me vetëdije të ardhmen evropiane të Maqedonisë, për të vazhduar vjedhjen e parave të qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye identiteti kombëtar u shërben vetëm si justifikim për të ruajtur pushtetin dhe për të vazhduar me interesat e tyre kriminale. LSDM-ja nuk do të lejojë që identiteti ynë të përdoret si mburojë për krimin dhe korrupsionin. Identiteti maqedonas është më i fortë kur është pjesë e Evropës, e jo kur është i mbyllur në izolim dhe varfëri,” tha Kreu i LSDM-së Venko Filipçe.

VMRO DPMNE-ja ndërkaq u kundërpërgjigj se Filipçe punën kundër interesave shtetërore dhe se është t’i gatshëm të pranojë të gjitha kërkesat e Sofjes për shkak të përfitimeve personale dhe financiare.

“Në vend që të qëndrojnë në anën e Maqedonisë, ata dërgojnë një mesazh të qartë se, nëse vijnë në pushtet, do t’i zbatojnë ndryshimet kushtetuese dhe do të pranojnë politika që janë në përputhje me kërkesat e Bullgarisë. Dorëzim, lëshime dhe tregti me çështjet më të rëndësishme kombëtare. Filipçe dhe LSDM-ja nuk kanë problem me këto tradhti, për shkak të interesave personale dhe financiare. Atë që Zoran Zaev e nisi, Venko Filipçe duket qartë se është i gatshëm ta përfundojë,” deklaroi Valentin Manasievski, VMRO DPMNE.

Kreu i VMRO-së Mickoski ditë më parë theksoi se nuk do të bëj pazare me identitetin. Ndërkaq ministri i Jashtëm Mucunski ditë më parë deklaroi se nuk ka kushte për hapjen e kushtetutës në mënyrë që bullgarët të përfshihen në të. /Alsat.mk