Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 3,47 % në raport me vendimin e datës 27.4.2026, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 2,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 3,064 den/kg dhe do të jetë 49,720 den/kg

Nga data 5.5.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 93,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 98,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 49,720 (denarë/kilogram).