Altin Lloga: Mbajta premtimin, KF Vllaznimi shpallet kampion

“Vitin e kaluar mora një nga vendimet më të vështira të jetës – e mbylla karrierën si lojtar.
Por futbolli nuk mbaron kurrë brenda teje.
U riktheva aty ku gjithçka filloi… si fëmijë, me ëndrra të mëdha dhe zemër të pastër.
U riktheva jo për veten, por për diçka më të madhe.
Hapa sërish akademinë që kishte qenë e mbyllur për vite.
Shumë e panë si sfidë… unë e pashë si mision.
Premtova.
Dhe sot, atë premtim e mbajta.
Ekipi ynë është KAMPION. 🏆
Kjo nuk është vetëm një fitore –
është rikthim i një historie, i një tradite dhe i një besimi që nuk u shua kurrë.
Faleminderit çdo lojtari, çdo prindi dhe çdo mbështetësi që besoi në këtë rrugëtim.
Por puna nuk mbaron këtu…
Do të vazhdojmë të punojmë fort, me përulësi dhe uri,
sepse na pret një tjetër sfidë:
Playoff-i për ngjitje në Ligën e Dytë.
Historia vazhdon… dhe ne nuk ndalemi.” 🔵🔥

-Altin Lloga