Dënohet me 8 vite burg Rade Trajkovski – Shtekli për tregti me drogë

Rade Trajkovski Shtekli është dënuar sot me tetë vite burgim në Gjykatën Penale të Shkupit, për tregti me drogë.

​Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup vërtetoi se Trajkovski është fajtor sepse ka organizuar një grup për tregti me lëndë narkotike – kokainë dhe marihuanë.
​Dënime me burg kanë marrë edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast.