Durmishi: Nëse konstatohet rritje enorme, do të kufizohen marzhat

Autoritetet pranojnë se çmimet e produkteve ushqimore janë rritur, por thonë se situata nuk është alarmante që të ndërhynë me masa. Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se inspektorët janë në terren dhe nëse konstatojnë rritje enorme të çmimeve atëherë do të kufizojnë marazhat.

“Do vazhdojmë kontrollet ditëve në vazhdim dhe në rast se haset sjellje devijonte nga tregtarët apo nëse vazhdon trendi i rritjes enorme të çmimeve që nuk do kontrollohet, do të marrim hapin e radhës për uljen e çmimit të produkteve bazë ushqimore po ashtu të ulim edhe për produktet tjera dhe hapi i fundit, nëse do ketë rritje të krizës do shkojmë në përkufizim të marzhës tregtuese që e kanë tregtarët në 5% për tregtinë me shumicë e pakicë, apo siç u veprua në vitin paraprak”. theksoi Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë.

Edhe pse ende nuk ka të dhëna zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas Durmishit inflacioni në Maqedoni është më i ulët në krahasim me vendet e rajonit.

“Muajin që shkoi pati rritje të inflacionit por ishte në suaza të normales dhe nëse krahasohemi me vendet e rajonit ne kemi inflacionin më të ulët dhe për momentin është në gjendje stabile”, deklaroi Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë.

Ndërkaq Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë alarmon se masat duhet të merren urgjentisht. Sipas kryetarit të LSM, vlera e shportës minimale sindikale është rritur për 3.000 denar, vetëm nga fillimi i vitit e deri më tani./Alsat.mk.