Pionerët e rinj të Struga Trim Lum kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës

Gjenerata 2010 e Struga Trim Lum, e udhëhequr nga Tanas Kalajxhieski është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, pas fitores ndaj AP Brera…

Pionerët e rinj të Struga Trim Lum, gjenerata 2010, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.

Kjo gjeneratë e udhëhequr nga Tanas Kallajxhieski në çerekfinale mundën AP Brera me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Ajet Tairi.

Ishte kjo një ndeshje mjaft e bukur, në të cilën djelmoshat e rinj të Struga Trim Lum luftuan shumë, krijuan, dhe në fund me plotë meritë edhe triumfuan.

Tashmë mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i tyre i rradhës në gjysmëfinale, aty ku një vend kanë siguruar edhe Pelisteri, Makedonija GJ.P dhe Vardari.