Diaspora shqiptare vazhdon të prodhojë talente të shumta në futboll, duke furnizuar jo vetëm përfaqësueset e Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe skuadra të tjera europiane. Megjithatë, shumë prej këtyre lojtarëve përfundojnë duke përfaqësuar shtete të tjera, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe organizimit nga strukturat përkatëse.
Në mesin e talenteve që po spikasin është edhe Dion Bilali, 14-vjeçari nga Dollogozhda, i cili jeton dhe zhvillon karrierën në Klagenfurt. Ai është pjesë e ekipit U-15 të akademisë së njohur Austria Klagenfurt, ku po tregon paraqitje mbresëlënëse.
Dioni aktivizohet kryesisht si mbrojtës i djathtë, por dallohet edhe për kontributin në fazën sulmuese, me vizion të qartë në lojë dhe pasime të sakta që bien në sy edhe për lojtarë me më përvojë.
Rasti i tij është një tjetër sinjal se talentet shqiptare kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje nga federatat, në mënyrë që të lidhen me ekipet përfaqësuese që në moshë të re.
Me potencial të madh dhe përkushtim, Dion Bilali shihet si një emër për të ardhmen, që meriton të jetë pjesë e projekteve të ekipeve kombëtare.
