Ambasadori Meidani i bën thirrje shqiptarisë: Bashkë! Sot më të fortë se kurrë!

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka publikuar një mesazh të në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim të shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në këtë postim, i shoqëruar me një video të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, theksohet rëndësia e forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përtej kufijve shtetërorë.

“Shqiptaria bëhet bashkë. 🇦🇱 Samiti i Diasporës është një rikthim te rrënjët, një lidhje që vetëm forcohet, një vizion që ndërtohet bashkë, pavarësisht kufijve. Sepse kudo që jemi, mbetemi një. ”, thuhet në mesazhin e ambasadorit.

Mesazhi vjen në kuadër të Samiti i Diasporës, i cili synon të afrojë shqiptarët nga e gjithë bota dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Postimi është pritur me reagime pozitive, duke nxitur ndjenjën e unitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve në diasporë dhe në trojet e tyre.