Çmimi i naftës është rikthyer përsëri mbi nivelin psikologjik prej 100 dollarësh për fuçi, duke reflektuar pasiguritë e vazhdueshme në tregjet globale të energjisë.
Këtë mëngjes, çmimet kanë shënuar një rritje të re, ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta në vazhdim vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në furnizimin dhe pritshmëritë e tregut.
Nafta Brent, e cila shërben si standard global për çmimet e naftës, është rritur me 1.61 për qind, duke arritur në 103.87 dollarë për fuçi. Kjo rritje vjen pas një rënieje të përkohshme të regjistruar një ditë më parë, kur çmimi kishte zbritur nën kufirin prej 100 dollarësh./skynews.
