Presidenti Donald Trump ka thënë se NATO përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët e SHBA-së nuk arrijnë të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kanalit kritik të transportit të naftës të mbyllur në mënyrë efektive nga Irani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump tha se, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Ukrainën në luftën me Rusinë, ai pret që Evropa të ndihmojë në Ngushticën e Hormuzit, mbyllja e së cilës ka bërë që çmimet e energjisë të rriten në të gjithë botën.
“Nëse nuk ka përgjigje ose nëse është një përgjigje negative, mendoj se do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, tha Trump, i cili gjatë viteve e ka kritikuar aleancën si shpërdoruese të bujarisë së SHBA-së.
“Është e përshtatshme që njerëzit që janë përfitues të Ngushticës të ndihmojnë për t’u siguruar që asgjë e keqe të mos ndodhë atje”, ka thënë më tej Trump.
I pyetur për ndihmën specifike që po kërkonte, Trump ka thënë se donte anije minahedhëse, si dhe “njerëz që do të eliminojnë disa aktorë të këqij që janë përgjatë bregut [iranian]”.
Ndërkohë, Trump tha se është në bisedime me shtatë vende në lidhje me sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
