MPB: Një person i panjohur ka hyrë me forcë në një shtëpi në Strugë dhe ka djegur disa mobilje

Më 14 mars 2026, rreth orës 15:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se një person i panjohur ka hyrë me forcë në një shtëpi në lagjen “Llozha e Liqenit”, duke thyer dritaren e katit të poshtëm. Sipas policisë, në shtëpi është shkaktuar zjarr në pjesë të mobiljeve dhe sendeve të tjera.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka intervenuar njësia territoriale e zjarrfikësve. 

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më 14.03.2026, në orën 15:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se një person i panjohur, duke thyer dritaren e katit të poshtëm, ka hyrë me forcë në një shtëpi të vendosur në lagjen “Llozha e Liqenit” në Strugë dhe ka shkaktuar zjarr në pjesë të mobiljeve dhe sendeve të tjera të shtëpisë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar njësia territoriale e zjarrfikësve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga MPB.