Mickoski: Maqedonia është ndër pesë ekonomitë me rritjen më të madhe në Evropë

“Lajmi i mirë për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët është se rritemi, vitin 2025 e mbylli me rrenditjen në pesë vendet e para në Evropë dhe këto janë fakte, menjëherë pas Irlandës, Maltës dhe Qipros, së bashku me Poloninë. Këto janë të dhëna të Eurostatit. E njëjta situatë ishte edhe në vitin 2024. Para gjashtë apo shtatë vitesh ishim në fund të rajonit, ndërsa tani jemi liderë në rajon dhe ndër pesë vendet e para në Evropë për nga përqindja e rritjes së bruto prodhimit vendor”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë për TV Ora 24.

Ai tha se në dy muajt e fundit rritja ekonomike është dyshifrore, gjë që dëshmon se ekonomia po ecën mirë. 

“Së bashku me këtë mund të them se në dy muajt e parë të vitit kemi rritje dyshifrore të të ardhurave në buxhet, që do të thotë se ekonomia po ecën mirë, paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar, nuk ka më aq shumë ekonomi gri, si në import, ashtu edhe në qarkullimin e brendshëm, fitimet janë më të mëdha dhe është rritur edhe tatimi mbi fitimin krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se kompanitë po punojnë dhe po realizojnë fitime, janë rritur edhe kontributet, që do të thotë se të ardhurat e të punësuarve janë rritur nga 12 deri në 13 për qind. Kështu që absolutisht fillimi i vitit premton një vit shumë të mirë ekonomik”, theksoi Mickoski.