Në orët e mëngjesit është ndjerë dridhje toke në disa vende në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave që disponon Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, herët në mëngjes në orën 4:32 të mëngjesit në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Republikës, në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë, u ndje një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në Republikën e Greqisë, rreth 200 km në jug të Shkupit, me një magnitudë lokale Rihter prej ML5.5.
Intensiteti i tërmetit të ndjerë, sipas të dhënave, është III gradë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
