LUFTA QË NA SHQETËSON!

LUFTA QË NA SHQETËSON!
Paqa është parajsa e shoqërisë. Në paqë ndërtohet shoqëria me vlera.
Lufta prej drejtësisë krijon padrejtësi, prej të vërtetës krijon të pavërteta.
Në luftë vuajnë, edhe ato që e nisin. Dhimbjen që e shkakton lufta sot, nesër kthehet në forcë.
Lufta është pjesë e natyrës së egër të njeriut.Në luftë edhe fituesi është humbës.
Motivi për nisjen e luftës nga ana e Izraelit është një mister i paqartë! E nisi me mashtrime, që të duket e arsyeshme! Forcat ngasëse që e drejtojnë këtë luftë janë liderët me paragjykimet e errëta! Sa më shumë do të vazhdojë kjo luftë aq më shumë do të rrënohet miti mbi Izraelin si një forcë e pathyeshme. Ky mit do të shkrihet si bora nën rrezet e diellit.
Populli që ka besim në Zot dhe në vetëvete e ka “eliksirin” e përhershëm që e mbanë në jetë, që i jep forcë për të shkuar përpara.
Trampi nuk e mbajti premtimin për mos përfshijrjen e vendit në luftëra të reja, për shkak se ishte nën ndikimin e fortë sionist.
Netanjahu i nxitur nga synimet për dominimin hegjemonist të Izraelit në Lindjen e Mesme, arriti me mjeshtri ta inkorporoj Amerikën në këtë luftë joracionale.
Netanjahu e instrumentalizoj luftën përmes arsyetimit se Irani paraqet rrezik potencial për Izraelin.
Bota është lodhur prej luftërave. Çdo luftë e re është dështim për diplomacinë. Besimi në superioritetin e shteti e Izraelit e nxiti narcizmin madhështor të Netanjahut për luftën e dhimbshme.
Çdo luftë që nisë me tërbim përfundon me turp.
Lufta kushton para,lufta pagohet me viktima.Viktimat e luftës nuk janë vetëm njerëzit por edhe e vërteta dhe drejtësia. E vërteta dhe drejtësia gjinden te rrënojat e qyteteve, në trupin e njerëzve të vrarë.

-Prof.Muhamet Borova