Kuvendi sot do të zgjedhë zëvendësministrat për mbrojtje dhe arsim. Më shumë se dhjetë muaj pasi Taravari u largua nga qeveria, kryeministri pritet të kompletojë qeverinë, duke plotësuar pozicionet vakante në të dy ministritë.
Admir Shabani, ish-zëdhënës i KSHZ-së, është propozuar si zëvendësministër i mbrojtjes, dhe Driton Sulejmani, ish-këshilltar nga Kumanova dhe zëdhënës i VLEN-it, është nominuar për zv. ministër i arsimit.
