Dy incidente të rënda në ngjarje sportive që dëshmojnë qartë se FFM është në shërbim të politikës

Dy incidente të rënda në ngjarje sportive që dëshmojnë qartë se FFM është në shërbim të politikës.

– Në ndeshjen Bashkimi – Vardar, përveç gjuhës së urrejtjes në tribuna, që ishte element i mjaftueshëm për ta suspenduar lojën, u përdorën edhe njësitë speciale kundër kryesisë dhe delegatit të Bashkimit. Një gjë e tillë, në një ngjarje sportive, është e patolerueshme.
Ndeshja, natyrisht, nuk u suspendua dhe dënim e dimë që nuk do të ketë.

– Në ndeshjen Shkëndija e Haraçinës – Prespa, delegati refuzonte ta nisë ndeshjen para se të largohej flamuri shqiptar. Thoshte se flamuri nuk i pengon, por ka urdhër nga Federata. Edhe pse ekziston ligj që e përcakton përdorimin e flamujve.

Sonte këto gjëra do t’i shihni me video.

Nga njerëz të futbollit si Masar Omeragiq dhe Goran Pandev, këtë sjellje dhe këtë nënshtrim asnjëherë nuk e prisja.

Klubet shqiptare duhet të nisin të mendojnë për opsione të tjera, sepse është e qartë se po luajnë në një “ligë të VMRO-DPMNE-së”, e jo në një ligë futbolli.

-Furkan Saliu