Kreshnik Kaba pritet të jetë sekretar i ri i komunës së Strugës.
Kaba vjen nga fshati Veleshtë dhe është i angazhuar në administratën komunale që nga viti 2014. Ai është magjistër i shkencave juridike. Ky post më herët është mbajtur nga Riste Taleski, ndërsa së fundmi nga Katerina Ilieska.
