Nesër vazhdon faza e dytë e bllokimeve nga Lidhja e Sindikatave. Target i sindikalistëve këtë herë është Oda Ekonomike, ku sipas kreut të LSI-së, Trendafillov, i referohet bllokimit të pronarëve që, sipas tij, nuk pajtohen për rritje pagash, ndërsa ankohen se po ju ikin punëtorët e kualifikuar.
“Do të bllokojmë pronarë derisa të sjellin vendim për rritje të pagës minimale 600 euro dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 6000 denarë. Pas përfundimit të bllokimit do të bëjmë thirrje për protestë të madhe për të cilën do të organizojmë transport nga të gjitha qytetet, do t’i japim shans secilit punëtorë, protesta do të organizohet në ditë jo pune që të dalim shumë më shumë se 21 persona në rrugë, përpara se ta organizojmë grevën e përgjithshme në sektorin publik dhe privat, nëse edhe më tej vazhdojnë me qasjen injoruese”, deklaroi Sllobodan Trendafillov, Kryetar i LSM. /Alsat.mk
