Ana pejorative e njerëzimit!

Ana pejorative e njerëzimit!
Prej ditës kur dolën në dritë aferat e Jeffrey Epstein-it me elitën botërore në “Ishullin e Orgjive”, të gjithë kanë mbetur të tronditur dhe të hutuar! Më kujtohet një parabolë: Kur zoti ishte në prag të marrjes së vendimit për krijimin e njeriut i mboldhi rreth vetes engjëjt më të rëndësishëm.U tha se duhet ta krijoj njeriun dhe duhet të sjellë një vendim. Engjëlli i Mëshirës i tha le të krijohet njeriu- pasi do të bëj vepra të mëshirshme. Po, le të krijohet njeriu u shpreh edhe Engjëlli i Drejtësisë – në mënyrë që të veproj në drejtësi. Por Engjëlli i së Vërtetës ishte kundër, ai reagoj duke thën: Jo, të mos krijohet njeriu. Ai do të jetë i mbrapshtë dhe plot me gënjeshtra. Dhe çfarë bëri Zoti? Ai gjykoj me kujdes dhe e flaku nga Parajsa Qiellore të Vërtetën. Nga parabolla shohim se Engjëlli i të Vërtetës ka pasur të drejtë? Njeriu prej ditës së parë të krijimit e mashtroj Zotin hangri nga pema e ndaluar edhepse Zoti e urdhëroj “O Adem! Ti dhe bashkëshortja jote banoni në xhenet dhe hani atje ç’të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se përndryshe do të jeni që të dy prej të padrejtëve e keqbërësve” ( El-A’raf 7:19). Agonia më e madhe për njerëzimin është kur jeton me mashtrime duke u besuar mashtruesve, duke i besuar humanizmit të rrejshmëm, udhëhqësve që fyryrën e kishin të mbuluar me grim. Morali perëndimor qënka vetëm një vrimë e madhe në ujë, një pemë pa kokra.Morali dhe mençuria nuk ka të bëj me atë se si duket njeriu nga jashtë,por nga çka është formuar! Elita botërore ka humbur në vorbullën e hedonizmit dhe tani është duke e kërkuar litarin e shpëtimit, duke e ndier peshën qiellore të turpit.Derisa imoraliteti e ka fjalën kryesore, bota do ta ndiej dhimbjen emocionale!

-Prof.Muhamet Borova