Pas 4 viteve intensive dhe plot emocione si udhëheqës i zyrës së Shoqatës ” Bamirësit Struganë”, ka ardhur koha të përmbyll këtë kapitull si i punësuar, për t’u fokusuar në projektet e mia private.
Gjatë kësaj periudhe, së bashku kemi arritur suksese që më bëjnë të ndihem krenar:
Kemi ndërtuar dhe dorëzuar rreth 10 shtëpi.
Kemi mbështetur qindra familje me pako ushqimore.
Kemi shlyer qindra fatura të energjisë elektrike për ata në nevojë.
Kemi mundësuar kurimin e shumë personave jashtë shtetit.
Dua të falënderoj pafund secilin donator për besimin e palëkundur, sepse pa ju, asnjë nga këto aksione nuk do të ishte i mundur, gjithashtu një rol të rëndësishëm kan luajtur dhe mediat lokale të vendit. Një falënderim i veçantë shkon për Bordin e Shoqatës që më besoi udhëheqjen për 4 vite me radhë.
Tani e tutje do t’i përkushtohem maksimalisht biznesit tim të vogël në fushën e videografis, duke shpresuar të sjell të njëjtin pasion edhe në këtë rrugëtim të ri. Shoqatës i uroj suksese të pafundme në misionin e tyre fisnik.
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve!
-Shkëlzen Ajrullai
