MPJ e Maqedonisë: Presim sjellje evropiane nga Bullgaria dhe njohje të gjuhës maqedonase

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj rregullave evropiane dhe qasjes së bazuar në meritë ndaj zgjerimit, thuhet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Drafti i Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve është hartuar në maqedonisht dhe anglisht nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, në konsultim të ngushtë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian. Dokumenti përmban masa, afate dhe institucione kompetente të përcaktuara qartë dhe është plotësisht në përputhje me standardet më të larta evropiane”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke ndjekur pikëpamjet e kolegëve të tyre bullgarë dhe deklaratën e Kryeministrit Hristija Mickoski se Bullgaria është e shqetësuar nga fakti që Plani i Veprimit për Minoritetet ishte në maqedonisht.

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së thekson se procesi i zhvillimit të Draftit të Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve u zhvillua në disa faza, duke filluar në vitin 2023, me përsosjen përfundimtare që u intensifikua në gjashtë muajt e fundit të vitit 2025.