Mickoski: Projektet për infrastrukturën hekurudhore po realizohen sipas planeve

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Koçan theksoi se projektet për infrastrukturën hekurudhore po realizohen sipas planeve. Në korridorin 8 është vënë në funksion pjesa e parë nga Kumanova deri në Beljakovc, e dyta nga Beljakovca deri në Kriva Pallankë po ndërtohet dhe së shpejti do të hapet tenderi për pjesën e tretë nga Kriva Pallanka deri në hyrjen e tunelit. Po punohet edhe në realizimin e projektit “Treni urban”.

“Pjesa e pare e hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovcë, e kemi vënë në funksion, të dytën, që po ndërtohet nga Beljakovca deri në Kriva Pallankë dhe e treta, nga Kriva Pallanka deri në hyrje të atij tuneli. Ky është një projekt që po e zhvillojmë përpara. Në takimin tim të fundit në Bruksel, si në pjesën zyrtare ashtu edhe në atë joformale, kërkova mjete për modernizimin e linjës hekurudhore që është gjithashtu pjesë e Korridorit 8, e cila lidh Shkupin me Kërçovën, në aspektin e ndërrimit të binarëve dhe elektrifikimin e së njëjtës. Njëkohësisht e zhvillojmë edhe projektin për hekurudhën e shpejtë në Korridorin 10, e cila duhet të lidhë Tabanocën dhe Bogorodicën. Aty trenat e udhëtarëve do të qarkullojnë me shpejtësi deri në 200 km/orë, ndërsa ata të mallrave deri në 120 km/orë. Do të jetë me dy binarë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk