Drejtori Edmir Tela: Brenda vetëm një viti, kemi realizuar 10 punësime të reja, një arritje që nuk ishte shënuar në 10 vitet e fundit në Qendrën për Punë Sociale

Arritje domethënëse dhe përmbyllje e suksesshme e vitit në Qendrën për Punë Sociale – Strugë

Ky vit shënon një kthesë të rëndësishme për Qendrën për Punë Sociale – Strugë. Si drejtor i këtij institucioni, Edmir Tela, në përmbyllje të vitit konstatoj se rezultatet e arritura janë konkrete dhe të matshme.

Brenda vetëm një viti, janë realizuar 10 punësime të reja, një arritje që nuk ishte shënuar në 10 vitet e fundit. Ky sukses është rezultat i punës serioze, menaxhimit të përgjegjshëm dhe vendimmarrjes së drejtë.

Këto punësime kanë forcuar kapacitetet institucionale dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve sociale, në shërbim të qytetarëve.

Ky vit dëshmon se me përkushtim dhe përgjegjësi, institucionet publike mund të japin rezultate reale.

—
Edmir Tela
Drejtor, Qendra për Punë Sociale – Strugë