LAMM: Ulet dukshmëria në Strazhë

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 50 metra në qafën malore Strazhë, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë me lagështi. Në Kodër të Diellit po bie borë e lehtë që nuk qëndron në rrugë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.