Zgjedhjet në Kosovë, partitë nisin fushatën

Partitë politike në Kosovë kanë nisur fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti para mbështetësve në Mitrovicë duke shpalosur programin premtoi më shumë buxhet dhe investime në ushtri. Ndërkohë kryetari i PDK-së Bedri Hamza nga tubimi në Prizren premtoi zhvillim ekonomik dhe formimin e gardës kombëtare. Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se synimi i tij nëse bëhet kryeministër është ta anëtarësojë Kosovën në NATO. Alsat.mk