Takim diplomatik në Tiranë: Maqedonia e Veriut dhe Arabia Saudite thellojnë bashkëpunimin
dërguari special i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Gjirin Arabik dhe Persik, Salim Sulejmani, ka zhvilluar sot në Tiranë një takim zyrtar me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, z. Fejsal Bin Gazi Hifdhi.
Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke reflektuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe respektin e ndërsjellë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit diplomatik, politik dhe ekonomik, me fokus në mundësitë konkrete për thellimin e partneritetit dypalësh.
Sulejmani vuri në pah edhe rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe udhëheqjes së saj vizionare, si një faktor kyç stabiliteti dhe zhvillimi në rajon dhe më gjerë, duke nënvizuar gatishmërinë për intensifikim të kontakteve dhe iniciativave të përbashkëta.
Në përfundim të takimit, i dërguari special shprehu
mirënjohjen e tij të sinqerte per mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqesore nga ana e ambasadorit saudit, si dhe për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të frytshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
