Kuvend, seanca për zgjedhjen e ministrave të rinj caktohet për më 24 dhjetor

Seanca parlamentare për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave të rinj u caktua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për 24 dhjetor.

Së pari, do të shkarkohet Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, dhe më pas deputetët do të votojnë për zgjedhjen e zv. kryeministrit të parë, Ministrit për Çështjet Evropiane, Bekim Sali nga partia Alternativa, dhe Ministrit të Mjedisit, Muhamed Hoxha nga Lëvizja Demokratike, të dy nga koalicioni VLEN.

Zgjedhja e ministrave të rinj vjen pas zgjedhjeve lokale, pasi zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, u bë kryetar i komunës së Çairit.