Të qenit pedagog eshtë punë altruiste. pune gë kerkon perkushtim dhe mund
per t’u hapur dyert e jetës nxenësve, të rinjve, që jeta e tyre te jetë më e lumtur. Profesor Bexhet Ziba dha nje kontribut të çmuar për pergatitjen e ekonomistéve te rinj ne qytetin e Strugës.
Bexhet Ziba lindi me 2 dhjetor të vitit 1954 në fshatin Livadhi, në nje familje arsimdashëse.
Babi i tij Isni dhe e ema Shukrije kishin gjashte femije (Petriti, Ziniu, Bexheti, Riniu, Ajdari dhe motra Afërdita) Isniu me nje rroge mujore, por te giithe fèmijët i shkolloi.
Bexheti shkollimin fillor e kreu shkëlqye-shëm ne fshatin e lindjes, me të njëjtin sukses e mbaroi edhe shkollën tetëvjeçare ne fshatin Dollogozhde, sepse atë kohë fshatit Livadhi i mungonte shkolla e plote tetëvjeçare.
Në vitin shkollor 1971-1972 Bexheti e kreu gjimnazin në Strugë. Duke pasur parasysh faktin se babai i tij, Isni Ziba ishte arsimdashës, të birin e drejtoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtine, tê cilin e kreu në kohe te rregullt, mor titullin Ekonomist i Diplomuar.
Pasi e mbaroi fakultetin ekonomik në
Prishtine, Bexhet Ziba punësohet në fabrikën e miellit “Boris Kidriç”, në Strugë, si ekspert i ekonomise. Aty me sukses punoi gati 17 vite dhe me falimentimin e fabrikës punësohet ne SHMK
“Niko Nestor” si profesor i ekonomise, punë që e kreu me nder dhe përgjegjësi të madhe.
Ishte bartës kryesor i drejtimit te ekonomisë dhe themelues i kompanisé virtuale “Pandora”. Arriti suksese te shumta në këtë drejtim. Shumë suksese, diploma, mirenjohje jane te lidhura me emrin e profesor Bexhet Zibës. Gjatë ketyre viteve, perveç mësimit, merrej edhe me aktivitete të tjera: anëtar dhe aktivist i KF “Bashkimi”, ne Livadhi.
Interes te veçante tregoi edhe ne lëminë e kultures duke u angazhuar ne SHKA “Drita”, të
E hena e 9 tetorit u shënua si dite zije per familjen Ziba, për shokët dhe miqte e prof.
Bexhetit dhe për tê gjithë ata te cilët e njihnin, e donin dhe e respektonin atë
Prof. Bexheti la pas bashkëshorten Myeser, motër medicinale që ka kryer shkollën e Mesme Medicinale ne Tetovë. Tash pesioniste, ka punuar motër medicinale ne Spitalin e Nefrologjisë në Strugë; vajza Lizana, Fakultetin e Shkencave Teknologjike; vajza tjetër Elita, Fakultetin e Ekonomisë dhe djali Armir, Fakultetin e Eko-nomise dhe master ne Informatike e Biznes.
Të tre në Universitetin e Evropës Juglindore në qytetin e Tetovës.
U ndame me dhembje shumë te madhe nga profesori dhe kolegu ynë i dashur, por bëhemi të fortë dhe njeherit ndihemi krenarë. Dhembja jonë do të mbulohet nga krenaria që me forcë të madhe ta vazhdojme rrugën te cilën profesori ynë Bexhet Ziba e la të pambaruar.
Vdekja e tij e la zbrazëtire te madhe në mesin e familjes, miqve, nxënësve dhe kolegëve
që gjithmone do te ndihet.
Profesor Bexhet Ziba ishte shok, kolegë dhe
profesor i mrekullueshëm.
Xheladin Muça

