Strugë – Ekspozita festive e 28 Nëntorit në hotel “Ëmbla” vuri në qendër talentin e nxënësve struganë, ku Gerti Alla u shpall fitues me një punim artistik që paraqet Skënderbeun dhe ushtrinë shqiptare duke u nisur drejt betejës nga Kalaja e Krujës shkruan Strugalajm.com.
Në kuadër të javës së aktiviteteve për Ditën e Flamurit, u organizua Ekspozita me punime artistike të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Strugës, ku u prezantuan dhjetëra vizatime dhe piktura të punuara me pasion dhe kreativitet.
Atmosfera festive u pasurua me vallet tradicionale shqiptare, të interpretuara nga Art Center, të cilat sollën një energji të veçantë në sallë. Ndërkohë, profesori Neki Lumani mbajti një referat historik mbi rëndësinë e shpalljes së pavarësisë dhe ndikimin e saj në identitetin tonë kombëtar.
41. Në cilësinë e organizatorit, profesori Verdat Kolonja theksoi rëndësinë e edukimit patriotik te fëmijët, duke shprehur se: “Nëntori dhe Dita e Flamurit janë momenti ideal për të forcuar ndërgjegjen kombëtare të brezave të rinj.”
Punimi fitues — Skënderbeu niset drejt betejës nga Kalaja e Krujës
Punimi i Gerti Allas paraqet një skenë epike dhe simbolike: Skënderbeun të hipur mbi kalë, të armatosur dhe të vendosur, duke udhëhequr ushtrinë shqiptare që del nga Kalaja e Krujës për t’u nisur drejt betejës. Muret e kalasë shihen në sfond mes flakëve dhe qiellit dramatik, ndërsa ushtarët e rreshtuar pas tij japin ndjesinë e unitetit dhe vendosmërisë.
Ngjyrat e forta, detajet e sakta dhe dinamika e skenës e shndërrojnë vizatimin në një vepër të fuqishme që evokon historinë dhe krenarinë kombëtare.
Ekspozita u mbyll me ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve, duke dëshmuar se brezi i ri i artistëve struganë ka talent, pasion dhe vizion për të ardhmen e artit shqiptar.(StrugaLajm. com)
