Faza e verdhë paralajmëruese për shkak të reshjeve të dendura të shiut vazhdon edhe sot në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, me më shumë se 25 litra në metër katror, ka pasur rrëshqitje dheu në disa zona. Në disa pjesë të vendit, në fuqi është ndalesa e qarkullimit rrugor. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, ka intervenuar në pastrimin e rrugës magjistrale, Dellçevë–Kamenicë. Nga Lidhja Auto Moto, njoftojnë se rrëshqitje të dheut ka pasur edhe në akse të tjera ndaj u rekomandohet drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur.Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë se për shkak të nivelit të lartë të ujërave nëntokësore, në disa zona është e mundur paraqitja e përmbytjeve lokale ndërsa apelojnë qytetarët për lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve.
“Qendra për Menaxhim me Kriza ka kërkuar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale t’i obligojnë ndërmarrjet publike të kontrollojnë të gjitha lokacionet kritike ku është e mundur dalja e lumenjve nga shtrati. Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që ditëve në vijim të udhëtojnë me kujdes dhe vetëm nëse është e domosdoshme, karburant të mjaftueshëm në rezervuar dhe me pajisje të përshtatshme dimërore, veçanërisht në zonat e larta dhe në kalimet malore. Priten reshje të borës, dhe disa rrugë në periudha të caktuara të jenë të pakalueshme”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga Lidhja Auto Moto rekomandon për kujdes të shtuar në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë. Moti me shi sipas sinoptikëve, do të vazhdoje edhe në ditët në vijim ndërsa në disa zona më të larta pritet të ketë reshje të përziera shiu dhe bore. /Alsat.mk
