VMRO-ja në Strugë kërkon kryetarin e këshillit komunal dhe Sekretarin e Komunës së Strugës, VLEN e refuzoi! AKI-ja braktisi seancën duke u deklaruar se ka shkelje të rëndë të rregullores nga VMRO dhe VLEN!

VMRO-DPMNE dhe VLEN në Strugë nuk u morën vesh për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit. Pika u fut dhe më pas u tërhoq nga rendi i ditës, gjë që u kundërshtua nga koalicioni AKI, i cili braktisi seancën. VMRO kërkon drejtimin e Këshillit dhe postin e Sekretarit të Komunës, ndërsa thekson se negociata formale nuk ka. Kryetari Mendi Qyra u bëri thirrje palëve për bashkëpunim. Seanca u ndêrpre edhe nga shkarravitja e emrit “Maqedonia e Veriut” nga disa këshilltarë të VMRO-së dhe Levicës.